“Në mesin e të vdekurve dhe të plagosurve, kameramani im Mahmoud pa mikun e tij Malik. Ai arriti të mbijetonte, por familja e tij jo”, tha Elbursh.
Gazetari, i cili nuk i fsheh dot lotët, tha se ka përjetuar një nga ditët më të vështira të jetës dhe se ka parë gjëra që nuk do të mund t’i harrojë kurrë.
“Spitalit i mungon hapësira për shkak të numrit të madh të viktimave. Të vdekurve u mohohet dinjiteti, ndërsa të plagosurit mbeten në dhimbje”, tha Elbrush.
Në video shihet një vajzë e mbuluar në gjak dhe duke qarë.
“Kësaj vogëlusheje iu shkatërrua shtëpia. Familja e saj u vra dhe ajo ka nevojë për ndihmë urgjente. Vajza ime është në moshën e saj. Tani dua ta përqafoj”, deklaroi ai.
Në videon emocionale shfaqen edhe gra duke qarë pranë trupave të familjarëve të tyre
“Korridoret e spitalit janë plot me trupa, nuk ka më vend në morg. Kufomat duhet të vendosen në tokë para hyrjes së spitalit. Kjo po ndodh në qytetin tim. Ndihem i pafuqishëm”, tha gazetari i cili ra në gjunjë dhe filloi të qajë.
Sipas informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë palestineze, deri më tani në Gaza janë vrarë 1500 persona dhe janë plagosur mbi 6000.