Roma përgatit ofertën në drejtim të Chelseat, para dhe një futbollist për blerjen përfundimtare të Lukakut

Romelu Lukaku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën te Roma.

Sulmuesi belg ka shkëlqyer në këtë fillim sezoni, ku në tetë ndeshjet e para ka realizuar shtatë gola.

Megjithatë ai është vetëm i huazuar te Roma nga Chelsea me klubin italian që nuk e ka të drejtën e blerjes.

Chelsea nuk do ta mbajë Lukakun në skuadër dhe në fund të vitit dëshiron shitjen e përhershme të tij.

Roma është duke përgatitur një ofertë për blerjen përfundimtare të belgut, ofertë që pritet të pranohet nga Chelsea.

Giallorosët janë të gatshëm të ofrojë shërbimet e Tammy Abraham që vlerësohet mbi 30 milionë euro si dhe një shumë prej 10 milionë eurove për transferimin e Lukakut.

Chelsea pritet ta pranojë këtë ofertë pasi londinezët kanë për synim rikthimin e Abraham në Stamford Bridges.