Duke u përballur me një nga krizat më të rënda në historinë e tij, Izraeli i kërkon armë të sofistikuara Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë dhe sistemet mbrojtjes raketore. Dëme të mëdha ka dhe në Izrael, ku kryesisht është dëmtuar infrastruktura e zonave pranë Gazës.
“Çfarë të them, energjia elektrike është ndërprerë, shkatërrimi është i pranishëm kudo në një shkallë shumë të lartë. Tingujt e sulmeve ajrore janë vërtetë të frikshme, ende nuk e besoj që jam gjallë”.
Nga ana tjetër, njerëzit në qytetin e Gazës po kërkojnë nëpër rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Qendrat e militantëve, blloqe apartamentesh, spitalet, një xhami dhe banesat janë kanë shkatërruar nga raketat izraelite.
Gjendja e rënduar humanitare në Gaza do të përkeqësohet dita ditës. Agjencia e OKB-së për fëmijë UNICEF ka bërë thirrje për një korridor humanitar brenda dhe jashtë Gazës, pasi Izraeli ka ndërprerë furnizimet me karburant, energji elektrike dhe ujë.
Hamasi ka kërcënuar se do të ekzekutojë një peng sa herë që Izraeli të bombardojë një shtëpi. Sipas ambasadori të Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, Hamas po mban peng 150 persona.
Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë të përbashkët nga presidenti Biden dhe liderë të tjerë botërorë, duke shprehur mbështetje të palëkundur për Izraelin duke dënuar sulmin terrorist të Hamasit.
Klan News