Vrasja e pengjeve “nuk do t’i përmirësojë gjërat”, tha të martën një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), një ditë pasi militantët e Hamasit kërcënuan se do të ekzekutonin robër civilë nëse Izraeli synon Gazën pa paralajmërim.
Autoritetet izraelite besojnë se në mesin e deri në 150 pengjeve që mbahen nga militantët islamikë në Gaza ka gra dhe fëmijë, shkruajnë mediat e huaja.
Hamasi ka pretenduar se ka mbajtur më shumë se 100 robër, duke përfshirë oficerë të lartë të ushtrisë izraelite.
“Nëse ata lëndojnë një nga këto gjyshe ose një nga këto foshnja ose një nga këta fëmijë, kjo nuk do t’i përmirësojë gjërat dhe ata e dinë këtë”, ka thënë zëdhënësi i IDF, nënkoloneli Richard Hecht.




