Përleshje midis mbështetësve palestinezë dhe një grupi pro-izraelit në Washington – tubime të njëjta pati edhe në New York

Demonstruesit u mblodhën në qytetin e Nju Jorkut për të shprehur mbështetjen e tyre për Palestinën ndërsa luftimet mes forcave izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit vazhdojnë.

Mbështetësit pro-palestinezë mbajtën një tubim në Times Square dhe marshuan nëpër Midtown Manhattan ndërsa mbështetësit pro-izraelitë u mblodhën pranë konsullatës izraelite në Manhattan, shkruajnë mediat e huaja.

Disa nga demonstruesit përcollën mesazhe solidariteti për Palestinën, duke valëvitur flamuj dhe duke shfaqur pankarta.

Në anën e kundërt të zonës së protestës, u mblodhën një grup demonstruesish pro-izraelitë, duke mbajtur flamuj izraelitë.

Shkëmbime verbale dhe tallje ndodhën në mënyrë sporadike midis dy grupeve.

Protesta, e cila iu nënshtrua masave të gjera të sigurisë nga policia, përfundoi e qetë.

Ndërkohë në një video që po qarkullon në rrjetet sociale thuhet se shihet një përleshje midis mbështetësve palestinezë dhe një grupi pro-izraelit në Kirkland, Washington.