Skena të paharruara janë shkaktuar pas ndeshjes AZ Alkmar–Legia që përfundoi 1-0 në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.
Pasi huliganët polakë nokautuan një polic holandez gjatë ndeshjes, forcat e sigurisë bllokuan autobusin e klubit vizitor pas ndeshjes. Oficerët e policisë e bënë këtë ndërsa lojtarët e Legias po i paketonin gjërat në autobus.
Ata ishin të rrethuar nga një kordon policor dhe kur Josue dhe Radovan Pankov i pyetën pse po e bënin këtë, futbollistët e Legias u arrestuan.
Gazetarët polakë theksojnë se kjo është bërë me përdorimin e forcës, pas së cilës lojtarët janë dërguar në komisariat për t’u marrë në pyetje.
Presidenti i Legias, Dariusz Mioduski protestoi kundër kësaj, dhe pamjet nga autobusi i skuadrës polake dëshmojnë se policia e goditi atë në kokë disa herë për shkak të kësaj.
Gazetarët polakë raportojnë se disa anëtarë të tjerë të stafit stërvitor të Legias u rrahën me shkopinj dhe se trajneri i fitnesit ishte në gjendje të rëndë.
Legia refuzon të largohet nga Holanda derisa policia të lirojë Josue dhe Pankov.




