Shkruan: Shpëtim POLLOZHANI
Një propozim që ka të bëjë me Kosovën, pa u konsultuar me Qeverinë e Kosovës, është akt tradhtie që nuk do shumë mend për ta kuptuar!
Ku kanë hyrë forcat ndërkombëtare të OKB, ai vend hair nuk ka pa!
Në rast se Rama dëshiron t’i ndihmojë Kosovës, ai bashkë me Qeverinë e Kosovës, të angazhojnë avokatë eminentë për ta SHFUQIZUAR(cancelation of international agreement) vendimin për asociocionin, i cili i hap rrugë një ,,republika serbska” në Kosovë. Argument i fuqishëm është Kushtetuta e Kosovës, e cila e bën nul asociacionin!
Në botë njihen disa dhjetëra anulime të marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat janë treguar të dëmshme, dhe për këtë shkak janë anuluar!
Kam vetëm një porosi për Ramën!
Në rast se i “ndihmon” Kosovës si deri tani; AMAN MOS I NDIHMO!