Komiteti Disiplinor i FIFA-s, përmes një raporti të krijuar në bazë të asaj që ndodhi gjatë finales së Kupës së Botës për femra, pohon se Luis Rubiales i ka shkaktuar “dëm të pariparueshëm botës së futbollit” me këtë precedent.
Më tej, organi më i lartë i futbollit thekson se ish-presidenti i RFEF-it “ka dëmtuar shumë imazhin, reputacionin dhe integritetin e futbollit”.
Gazeta El Mundo ka pasur qasje në këtë dokument, i përdorur për të pezulluar ish-presidentin nga posti i presidencës së Federatën Spanjolle te Futbollit (RFEF).
Në këtë dokument, institucioni i kryesuar nga Gianni Infantino e konsideron të dënueshme edhe puthjen pa konsens me Jenni Hermoso dhe prekjen e organeve gjenitale të kryera në zonën presidenciale, përballë, mes personaliteteve të tjera, Dona Letizia dhe Princeshës Sofia.




