Lajçak dënon sulmin në veri të Kosovës: Palët të kthehen në dialog menjëherë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri dhe ka thënë se dhuna “e çfarëdo forme është e papranueshme”.

Lajçak u bëri thirrje palëve të ulen menjëherë në dialog.

“Kryesit duhet të përballen me drejtësinë. Të gjithë duhet të kthehen në dialog, menjëherë”, ka thënë Lajçak përmes një postimi në rrjetet sociale.