Shakira mendonte se ish-partneri i saj, Gerard Pique do të ishte përgjithmonë me të përpara tradhtisë së tij të përfolur.
Këngëtarja e “Hips Don’t Lie” – e cila njoftoi ndarjen e saj nga futbollisti në qershor 2022 – u tregua e sinqertë për prishjen e marrëdhënies së tyre 11-vjeçare gjatë një interviste me Billboard.
“Prioriteti im ishte shtëpia ime, familja ime. Unë besoja në ‘derisa vdekja të na ndajë’. Unë e besova atë ëndërr dhe e pata atë ëndërr për veten time, për fëmijët e mi”, tha ajo për gazetën.

Krijuesja kolumbiane e hiteve shtoi se shpresonte të kishte një dashuri të përjetshme të ngjashme me prindërit e saj, të cilët kanë qenë së bashku për 50 vjet, shkruan PageSix.
“Ata e duan njëri-tjetrin si ditën e parë, me një dashuri unike dhe të papërsëritshme”, shpjegoi Shakira. “Kështu që unë e di që është e mundur.”
“Dhe ka qenë gjithmonë shembulli im. Kjo është ajo që doja për veten dhe fëmijët e mi, por nuk ndodhi”, shtoi ylli latin.
Duke reflektuar mbi romancën e saj të mëparshme me Pique, këngëtarja e “She Wolf”, 46 vjeçe, pranoi se asaj iu desh ta vinte karrierën e saj muzikore në prapavijë ndërsa jetonte me ish-futbollistin profesionist në Spanjë.

“Gjëja është se unë i jam përkushtuar atij. Për familjen, për të. Ishte shumë e vështirë për mua të merrja pjesë në karrierën time profesionale ndërsa isha në Barcelonë”, tha ajo.
“Nuk mund t’i lija fëmijët e mi dhe të shkoja diku për të bërë muzikë jashtë shtëpisë sime. Ishte e vështirë të ruash ritmin”, shtoi Shakira.





