Presidentja Osmani takohet me sekretarin Blinken, stabiliteti në rajon temë diskutimi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar në New York, sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ajo shprehet se me të, diskutuan me rol të veçantë, stabilitetin në rajon dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës, transmeton klankosova.tv.

”Diskutim i rëndësishëm me Sekretarin Blinken për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit tonë, stabilitetin në rajon, si dhe rëndësinë e bashkërendimit me aleatët.

Lidhja me ShBA-të është ekzistenciale dhe e pashkëputshme!”.