Fifi pjesë e spektaklit të “Dancing With The Stars”, ky është partneri që do ta shoqërojë në kërcim

Këngëtarja shqiptare, Fifi, e cila tashmë është edhe një nënë, po bëhet pjesë e një aventure të re televizive.

Fifi do të jetë pjesë e spektaklit të kërcimit, “Dancing With The Stars”, shkruan lajmi.net.

Partneri i këngëtares do të jetë balerini, Graciano Tagani.

“Dancing With The Stars” do të fillojë së shpejti.

E disa nga emrat që deri më tani janë konfirmuar janë: Saimir Korreshi, i cili është deputet në Lushnje, këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Enxhi Nasufi, modelja, Atalanta Kërçyku, blogerja e njohur Sara Karaj, tenori Armaldo Kllogjeri, regjisorja Arnita Beqiraj dhe konkurentja e edicionit të parë të “BBVK”, Juliana Nura./Lajmi.net/