Demonstruesit në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, të cilët i bënë thirrje kryeministrit Nikol Pashinyan të jepte dorëheqjen, u përleshën me policinë.
Në videon e televizionit armen shihet sesi disa nga protestuesit tentuan të çajnë kordonin e policisë dhe të arrijnë te godina ku ndodhet qeveria. Ata hodhën shishe në dritare, por edhe në drejtim të vetë policëve.
Ata kanë arritur të thyejnë xhamin e derës hyrëse të ndërtesës. Ndaj demonstruesve ka ndërhyrë edhe policia me shok bomba.
Protestuesit që bënin thirrje për dorëheqjen e kryeministrit dolën në rrugë, pasi Azerbajxhani nisi një operacion ushtarak në rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakhut të martën.
Qindra njerëz u mblodhën në Sheshin e Republikës në Jerevan përpara zyrës së kryeministrit, për të dënuar trajtimin e Pashinyanit të krizës së Karabakut. Ata kanë brohoritur slogane si “Nikol tradhtar” dhe “Nikol largohu”.