Escobar para takimit të 14 shtatorit: S’kam marrë zotim nga Kurti për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

epa09625366 US Deputy Assistant Secretary of State in charge of the Western Balkans Gabriel Escobar attends the joint press conference in Skopje, Republic of North Macedonia, 06 December 2021. the US Deputy Assistant Secretary overseeing policy towards the countries of the Western Balkans Gabriel Escobar is in North Macedonia for an official visit. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë zotim nga kryeminstri, Albin Kurti, për zbatimin e marrëveshjes bazike Kosovë-Serbi.

“Ne duam zotim konkret për fillimin e zbatimit (të marrëveshjes). Dhe sa i përket Kosovës, kjo përfshin prezantimin e draftit të asociacionit për komunat me shumicë serbe. Ai nuk u zotua për ta bërë këtë gjë. Ai, në thelb, u zotua të shkonte në Bruksel dhe të ishte i pranishëm në takime, por asgjë përtej kësaj’, tha ai në një intervistë për Zërin e Amerikës.

I pyetur se cilat do të jenë pasojat nëse palët në dialog nuk i përmbahen zotimeve, Escobar theksoi se tashmë po fillojmë t’I shohim pasojat.

“Tashmë po fillojmë t’i shohim pasojat. Megjithëse Kosova i quan sanksione, ato nuk janë vërtet sanksione – masat që BE-ja ka vendosur, për të mos vazhduar me disa nga mekanizmat e anëtarësimit, janë mjaft serioze. Edhe për Serbinë, do të jetë po kështu”.

“ Por, për Kosovën – mundësitë për njohje të reja, për konferencë donatorësh, për dialog strategjik dypalësh me Shtetet e Bashkuara dhe për një marrëdhënie të afërt me NATO-n. Fatkeqësisht, nëse nuk shënojmë përparim, do ta humbim këtë (mundësi) këtë vit. Edhe për Serbinë do të jetë shumë e ngjashme. Bashkimi Evropian do të dëshirojë të shohë shenja më të qarta nga Serbia se është e interesuar ta zbatojë këtë marrëveshje të normalizimit ndërkohë që vendos për përparimin e Serbisë në rrugën e saj drejt integrimit”.

Kosova dhe Serbia u pajtuan për normalizimin e raporeve gjatë muajit shkurt në Bruksel, kurse një muaj më pas, në mars, të dyja palët u dakorduan për Aneksin e zbatimit të saj.