Kombëtarja e Kosovës ka arritur në stadiumin rumun “National Arena”, ku nga ora 20:45 do të ndeshet me Rumaninë.
Asnjëra kombëtare nuk i kanë publikuar formacionet e tyre, ndërsa pritet që për Kosovën, për dallim nga ndeshja e kaluar, të startojë Edon Zhegrova.
Sipas gazetarit sportiv dhe drejtorit të Futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, ndonëse ishte në dyshim, Kosova në portë do ta ketë Aro Muric.
Kosovës i duhet më patjetër një fitore në Rumani në mënyrë që të mbajë gjallë shpresat për një kualifikim tutje në Euro 2024.
Ndeshja do të transmetohet LIVE në Klan Kosova dhe me LIVE UPDATE në Klankosova.tv.