Kombëtarja polake arriti të shënonte në portën e Shqipërisë, por goli u anulua pas rishikimit me VAR për pozitë jashtë loje, shkruan lajmi.net.
Realizator i golit që s’u pranua për mysafirët është Kivior në minutën e 21-të.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë.
Tribunat e stadiumit në kryeqytetin shqiptar janë të stërmbushura me tifozë.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë është në kuadër të Grupit E në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.
Në grup me Shqipërinë dhe Poloninë janë edhe Çekia, Moldavia dhe Ishujt Faroe./Lajmi.net/




