Juventusi kishte projektuar rikthimin e Nicolo Zaniolos në Serie A, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Sulmuesi i talentuar italian do të largohet nga Galatasaray vetëm pas gjashtë muajve qëndrim në Stamboll.
24-vjeçari ka zhvilluar vetëm 12 ndeshje me fanellën e gjigantit turk ku shënoi pesë gola dhe asistoi në një tjetër.
Reprezentuesi italian karrierën do ta vazhdoj në Ligën Premier te skuadra e Aston Villës që tanimë ka gjetur marrëveshje me Galatasarayn.
Dy klubet kanë arritur marrëveshje për huazimin e italianit në Ligën Premier me Villan që e ka opsionin e blerjes për 27 milionë euro në fund të sezonit.
Testet mjekësore Zaniolo do t’i kryej te Aston Villa ditën e mërkurë dhe pastaj pritet të vijë zyrtarizimi.
Dëshira e lojtarit ishte Aston Villa dhe ai kishte gjetur marrëveshje personale me klubin anglez prej disa ditësh.