Numri i të vdekurve nga zjarri në ishullin Maui në Havai është rritur në 67.
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë në rrënojat e Lahaina, kurse zyrtarët lokalë po përpiqen të përcaktojnë se si zjarri u përhap me shpejtësi në vendpushimin e famshëm pa asnjë paralajmërim.
Zjarret në Maui konsiderohen si fatkeqësia natyrore më vdekjeprurëse në historinë e Havait, më e keqe se cunamit e shumtë në të kaluarën, një prej të cilëve goditi Big Island në vitin 1960 që mbyti 61 njerëz.

Zyrtarët kanë urdhëruar ekipe me qen të trajnuar për të kërkuar zonat e prekura për të gjetur të zhdukurit dhe trupat e viktimave.
“Padyshim që do të zbulohen më shumë viktima”, tha guvernatori i Havait, Josh Green në një intervistë për CNN.





