Lojtarët e Manchester United duan të shohin sulmuesin anglez, Mason Greenwood, të rikthehet në skuadër.
Greenwood është lënë në “harresë” pasi United përsëri po vonon vendimin e tyre nëse do ta rikthejnë sulmuesin pasi akuzat për sulm u hoqën në fillim të këtij viti.
Pretendohet se vonesa e fundit është për shkak të bordit që dëshiron të konsultohet me ekipin e femrave të Unitedit dhe me ato të cilat ende janë të përfshira ende në Kupën e Botës.
Megjithatë, duket se bisedat me telefon ose video duken jashtë diskutimit.
Ndërkohë, shokët e skuadrës po frustrohen vazhdimisht me mënyrën se si po trajtohet Greenwood.
“Të gjithë lojtarët besojnë se ai meriton një shans të dytë, sepse ai është i pafajshëm në sytë e ligjit”, ka thënë fillimisht një burim për The Sun.
“Ai pati mundësinë të pastronte emrin e tij në gjykatë sepse akuzat u hoqën, kështu që lojtarët ndihen sikur ai ka mbetur në harresë”.




