Ukraina thotë se gjatë tërë natës pati sulme në Kherson, vritet një grua

Një grua u vra herët të hënën kur forcat ruse bombarduan qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, thanë zyrtarët rajonalë.

“Një natë e vështirë ishte për Kherson… Ushtria ruse vazhdoi të bombardojë shtëpitë e banorëve të Khersonit në pjesën qendrore të qytetit”, tha guvernatori Oleksandr Prokudin në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Prokudin tha se granatimet filluan rreth mesnatës dhe zgjatën për disa orë.

Ukraina ka rimarrë qytetin Kherson dhe pjesë të rajonit Kherson në nëntor pas disa muajve të pushtimit rus, por forcat ruse granatojnë rregullisht qytetin dhe zonat përreth përtej lumit Dnipro.

Këtë muaj një mjek u vra dhe një infermiere u plagos nga granatimet ruse të një spitali Kherson, shkruan Reuters.