Lukaku ‘tradhton’ Interin, arrin marrëveshje me Juventusin

Romelu Lukaku pritet të jetë lojtari më i ri i Juventusit.
E ardhmja e belgut mund të zbardhet së shpejti.

Sipas raportimit të Fabrizio Romanos, Romelu Lukaku dhe Juventus kanë një marrëveshje në fuqi për një kontratë trevjeçare me opsion për sezonin e mëtejshëm.

Juventusi vazhdon të insistojë në marrëveshjen e shkëmbimit me Chelsean duke përfshirë tarifën prej 40 milionë euro – ende duke pritur që të vendosë për Dusan Vlahovic.

Trajneri i ‘Bluve’ Pochettino do të jetë vendimtar.