Dogana e Maqedonisë sekuestroi vaj ulliri, raki shpie e çaj mali të gjetur në një veturë me targa daneze

Nga Dogana e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se në pikën kufitare “Bllato” kanë sekuestruar vaj ulliri, raki shpie e çaj mali, që u gjetën në një veturë me targa daneze, përcjell TV21. Nga Dogana thonë se vlera e mallit arrinte në mbi 28 mijë denarë.