Këshilli Kombëtar i PD anulon zgjedhjet e 29 korrikut

Këshilli Kombëtar i PD ka vendosur të anulojë zgjedhjet e datës 29 Korrik 2023.

Burime bëjnë me dije se Këshilli e ka konsideruar procesin anti-statutor dhe fars.

Këshilli Kombëtar ka pranuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike më 21 mars 2022, si edhe dorëheqjen më datë 17 Maj 2023 të Enkelejd Alibeajt, nga posti i nënkryetarit të partisë.

Ndërkohë, Këshilli Kombëtar ka vendosur që dorëheqjen e nënkryetarëve Jorida Tabaku dhe Agron Gjekmarkaj ta vlerësojë në një mbledhje tjetër.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka mbledhur në orën 19:00 Këshillin Kombëtar në një takim online.

Të pranishëm në mbledhje janë 245 anëtarë nga 453 që ka gjithsej Këshilli.