Arjanit Hoxha braktis Lëvizjen BESA: Po formojmë një parti të re me ndikim serioz në Maqedoni

Arjanit Hoxha në konferencën e sotme për shtyp, i shoqëruar nga deputeti Bastri Bajrami, i cili në Kuvend do të funksionojë si i pavarur, paralajmëroi hapjen e një subjekti të ri politik.

Hoxha tha se përfundimisht kanë ndarë rrugët me Lëvizjes Besa dhe i ftoi të gjithë ata që nuk kanë qenë pjesë e partive politike t’i bashkëngjiten.

“Sot hapim një kapitull të ri dhe kur them se do të formojmë formacion të ri politik, realisht është paralajmërimi për një parti politike, mirëpo nga sot e tutje ne i hapim dyert për të gjithë të tjerët, që nuk kanë qenë pjesë e një strukture politike dhe normalisht se në formën se si na bashkëngjiten njerëzit, ashtu do ta rregullojmë edhe tajmingun se kur do të shfaqet, por është paralajmërim serioz për formimin e një partie politike e cila do të jetë faktor mjaft serioz në skenën në Maqedoni”, tha Hoxha.