Dafina Zeqiri vazhdon të jetë ndër këngëtaret favorite të estradës shqiptare.
Përtej kësaj, ajo pëlqehet edhe nga personazhe që kanë lindur e rritur jashtë trojeve, shkruan lajmi.net.
Një nga ato është edhe motra e këngëtares me famë botërore, Rita Orës, Elena Ora.

Elena ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushimi.
Në disa imazhe të publikuara në rrjetet sociale, Elena, e cila njëherësh është edhe menaxherja e Ritës, shihet duke shijuar plazhin në jug të Shqipërisë.

Madje gjatë mbrëmjes ajo mori pjesë në një koncert e këngëtares Dafina Zeqiri.
Nga videot që Elena ndau me ndjekësit, la të kuptohet se ishte tejet e kënaqur nga performanca e Dafinës dhe se ajo është ndër këngëtaret shqiptare më të preferuara të saj./Lajmi.net/





