Fetai: Fshehja e pasurisë nga zyrtarët, vepër penale

Vetura e djegur për të cilën u tha se është e zv.kryeministrit të parë, Artan Grubit, por në pronësi të një personi tjetër ka nxitur debate në rrjet. Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët thotë se fshehja e pasurisë nga zyrtarët është vepër penale.

“Artan Grubi ka një veturë Citroën Xsara në vlerë prej vetëm 1.000€. Kështu ka shkruar ai vetë në deklarimin e tij të pasurisë në Komisionin antikorrupsion. Nëse vetura sportive Audi e djegur sot në Shkup është e tija, atëherë Grubi duhet të përgjigjet para organeve të drejtësisë për deklaratën e rreme. Fshehja e pasurisë nga personat zyrtarë është vepër penale!” thekson Arben Fetai.

Zv.kryeministri Grubi akoma nuk ka dhënë asnjë sqarim përse vetura për të cilën u tha se ështe e tij, ishte në pronësi të një personi tjetër.