Presidenti algjer nënvizon rëndësinë e partneritetit

Në kuadrin e 65-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Algjerisë, presidenti algjerian Abdelmadjid Tebboune bëri një vizitë në Pekin nga data 17 deri më 21 korrik, i ftuar nga homologu i tij kinez, Xi Jinping. Në një intervistë të dhënë për Grupin Mediatik të Kinës, kreu i shtetit algjerian theksoi se Kina është partnerja dhe mikja më e rëndësishme e vendit të tij.

Në intervistë, z. Tebboune u shpreh se gjatë dekadave të fundit, Kina me përpjekje të vazhdueshme u bë ekonomia e dytë më e madhe në botë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. “Këto nuk janë komplimente, por përshkrim për të vërtetën rreth Kinës. Algjeria dhe Kina kanë histori të ngjashme, pra, zhvillimi nisi nga zero. Për mbi 130 vjet, vendi ynë jetonte në kushte koloniale. Por, vendet miqësore si Kina na kanë ndihmuar të ndjekim rrugën e zhvillimit pas realizimit të çlirimit kombëtar.” – tha presidenti algjerian.

Sipas tij, Algjeria ka shumë dëshirë t’i zhvillojë më tej marrëdhëniet me Kinën duke shprehur gatishmërinë të nxisin më tej bashkëpunim gjithëpërfshirës si në fushën ekonomiko-tregtare, ashtu edhe në drejtime të tjera, si infrastrukturë, arsim, mjekësi, kualifikim etj. Të gjithë sektorët tanë janë të hapura ndaj Kinës.” – theksoi z. Tebboune, duke shtuar se mirëprit më shumë investime kineze në vendin e tij.

Sipas tij, që nga viti i krijimit të Republikës Demokratike Popullore të Algjerisë në vitin 1963, mjekët kinezë ishin të parët që dhanë ndihmë mjekësore, pavarësisht se Kina ishte ende në një fazë fillestare zhvillimi ekonomik. “Ata që ofrojnë ndihma në nevojë janë miq të vërtetë, për këtë jemi shumë të qartë. Gjithashtu, ne dëshirojmë që së bashku me Kinën të japim më shumë kontribute për çështjen mjekësore të Afrikës.” – tha presidenti algjerian.

Në intervistë, ai vlerësoi kontributet e Kinës edhe për koordinimin e paqes në Lindjen e Mesme, Nismën e Zhvillimit Global, atë të Sigurisë Globale dhe Qytetërimit Global, duke shprehur gatshmërinë për të marrë pjesë në ndërtimin e një komuniteti me fate të përbashkëta Kinë-Vende Arabe dhe dëshirën për t’u anëtarësuar në mekanizmin e BRICS-it.