Olsi Bylyku dhe Ronela Hajati sjellin këngën e re “Si ke mujt”

Olsi Bylyku dhe Ronela Hajati kanë publikuar së fundmi këngën e re.

“Si ke mujt” titullohet bashkëpunimi i tyre, të cilin e kanë shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti është shkruar nga vet artistët, të cilët po ashtu janë përkujdesur edhe për muzikën.

Foto: Screenshot/YouTube

Producimi i këngës u bë nga Do Drite Studio, Mb Music me miksim dhe masterizim nga Marenglen Boja.

Protagonist në klip është aktori Margent Caushaj.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja ndërkaq i është besuar produksionit, FullMoon Production.

Kjo këngë tani ndodhet në YouTube, gjersa reagimet e para të fansave ishin tejet pozitive.