Kryeministri i Ishujve Solomon Manasseh Sogavare vlerëson Nismën e Zhvillimit global

Kina dhe Ishujt Solomon, një shtet ishullor në Paqësorin Jugor, vendosën marrëdhënie diplomatike në vitin 2019. Pas kësaj, raportet janë zhvilluar shumë shpejt dhe bashkëpunimi dypalësh nën kornizën e nismës “Një brez, një rrugë” ka njohur përparime të dukshme. Gjatë intervistës për Grupin Mediatik të Kinës (CMG), kryeministri i Ishujve Solomon Manasseh Sogavare u shpreh se vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kinën është një nga vendimet më të mira historike që ka marrë vendi i tij. Ai admiron suksesin e shkëputjes nga varfëria të arritur nga qeveria kineze dhe pret me padurim përmirësimin e nivelit të zhvillimit të Ishujve Solomon përmes bashkëpunimit me Kinën.

Ai vlerësoi lart Nismën e Zhvillimit Global të paraqitur nga Kina dhe u shpreh se bota po përballon sfida të papara. Nëse vendet e mëdha mendojnë vetëm për veten e tyre, kjo do të krijojë pabarazi dhe atëherë bashkësia ndërkombëtare nuk mund të përmbushë detyrimin për veprime të përbashkëta.
Kryeministri Manasseh Sogavare shprehu gjithashtu shqetësimin e ishujve në Paqësorin Jugor për problemin e hedhjes në det të ujit të ndotur të centralit bërthamor të Fukushimës në Japoni