Stresi po vjen me një projekt të ri muzikor.
Në një postim në Instagram, rap-artisti nga Shqipëria ka njoftuar se është drejt finalizimit të këngës më të re.
Projekti mban titullin “Cocaina” dhe është i shoqëruar edhe me videoklip, që pritet të publikohet të enjten.
“Bëhuni gati, të enjten, 19:00 – premier “Cocaina”, ka shkruar stresi në mbishkrimin e postimit.
Kujtojmë që kënga e fundit e Stresit është bashkëpunimi me reperin Noizy “Medalioni”.




