Kampioni aktual i botës në peshat e rënda, Tyson Fury e ka konfirmuar kundërshtarin e tij për meçin e ardhshëm.
Boksieri britanik, Tyson Fury do të rrahet me amerikanin, Francis Ngannou më 28 tetor në Riyadh të Arabisë Saudite, shkruan Lajmi.net
Kundërshtari i Furyt është 36-vjeçar dhe ka qenë kampion në UFC, por pjesën tjetër të karrierës dëshiron ta zhvilloj në ringun e boksit.
Në anën tjetër, Tyson Fury ka zhvilluar 34 meçe gjatë karrirës, ka fituar në 33 luftëra (24 me nokaut) dhe ka barazuar në një meç.
Lufta e tij e fundit ishte më 2022 kundër Derek Chisora, të cilin e mposhti me nokaut./Lajmi.net/




