Temperatura të larta na presin këtë verë, Melinda e Rina Balaj na sjellin bashkëpunimin “Tornado”

Një bashkëpunim “bombë” po vjen në estradën shqiptare.

Bëhet fjalë për dyshen rivale të dikurshme, Rina Balaj e Melinda Ademi, shkruan lajmi.net.

Dyshja publikuan pak nga kënga e re me anë të një videoje në Instagram ku shfaqen të dyja në shesh xhirimin e videoklipi të ri.

Kënga e re titullohet “Tornado” dhe detaje të tjera të publikimit nuk janë bërë akoma të ditura./Lajmi.net/