Dafina Zeqiri dhe Elvana Gjata, vazhdojnë të jenë dy këngëtaret e preferuara të publikut.
Ani pse janë dy të preferuarat, dyshja komentohen shumë për raportet e tyre, shkruan lajmi.net.
Por duket se akulli mes tyre tashmë është shkrirë.
Së fundmi një postim i Elvanës ka tërhequr vëmendjen.
Këngëtarja ka ndarë në Instagram këngën e re të Yll Limanit dhe Dafina Zeqirit “Kaje” duke e shoqëruar me dy zemra.
Kjo mund të jetë edhe shkak i miqësisë së ngushtë që ajo ka me Yllin./Lajmi.net/

 
		



