Shkruan: Adnan Azizi
Luftën e nisin të guximshmit, e bëjnë trimat, e shfrytëzojnë maskrejntë. UÇK ishte i gjithë populli, andaj mos u fsheh pas UÇK-së kur skeni kah ja mbani. Thjeshtë populli u pyet juve, jo nga lindi BDI-ja, por nga lindi Saravija dhe gjithë ato kompani milionshe të djalit, nipit, dhëndrit dhe familjarëve të tu?! Iluzionin se nuk humb BDI-ja ngase ka lindur nga lufta e ke shembullin më të mirë në Kosovë. Kur korruptohesh dhe keqpërdor gjakun e dëshmorëve humb e bile çuditesh (saqë gjithë partitë e dala nga lufta bashkë humbëm përballë VV). Populli thotë çdo gjë këputet kur hollohet, ndërsa zullumi kur trashet. Ju ka mbuluar zullumi, andaj do të humbni me turp gashtu si humbët në Tetovë!