Tayna “e djeg” lojën: Publikon hitin e ri “kalle”

Rep artistja më e famshme shqiptare Tayna, po argëtohet në vazhdimësi me suksesin e saj vetëm se ‘loja’ e saj kësaj here pas suksesit të albumit “Bipolar” është edhe më e madhe.

Ajo konsiderohet si një ndër tekstshkrueset më të talentuara, duke triumfuar dhe duke tejkaluar të gjitha pritshmëritë.

Ka pushtuar toplistat dhe gjithashtu ka thyer edhe kufijtë.

Përmes postimit të fundit në llogarinë e saj në Instagram, Tayna ka njoftuar fansat për hitin më të ri “Kalle” duke i ftuar të gjithë ata që po kalojnë në një periudhë ndarjeje, që t’I tregojnë ish-ave se nuk vuajmë, por e kallim edhe ju tregojmë se çka keni humb.

Tayna patjetër se pritet të shkëlqejë edhe kësaj here, në fakt, kur nuk ka shkëlqyer? Tayna me “Kalle”!