Torino refuzon ofertën e Liverpoolit për mbrojtësin holandez

Liverpooli është duke kërkuar ta përforcojë edhe repartin e mbrojtjes, pasi ka bërë goditje të mëdha në mesfushë.

The Reds transferuan dyshen Alexis Mac Allister dhe Dominik Szoboszlai në mesfushë, derisa Klopp synon ta përforcojë edhe repartin defensivë.

Mbrojtësi holandez i Torinos, Perr Schuurs është objektiv i Liverpoolit për prapavijën me gjigantin anglez që tanimë ka bërë ofertën e parë.

Tuttosport ka njoftuar se The Reds kanë ofruar 30 milionë euro te Torino për lojtarin, por kjo ofertë është refuzuar nga skuadra italiane.

Skuadra italiane Torino synon që nga largimi i Schurrs të fitoj së paku 45 milionë euro.

23-vjeçari iu bashkua Torinos vitin e kaluar nga Ajaxi dhe ka pasur paraqitje fantastike në elitën e futbollit italian.

Schuurs sezonin e fundit ka zhvilluar 33 ndeshje, ku ka realizuar edhe një gol dhe ka asistuar në dy të tjerë.