Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se liria e Kosovës ka gjurmë amerikane kudo.
“Në jetët e shpëtuara, në institucionet e ndërtuara, në çdo rresht të deklaratës së pavarësisë, në çdo njohje të kësaj pavarësie, në çdo sukses e në çdo të arritur”, tha Osmani.
Osmani tha se 17 shkurti dhe 4 korriku, simbolizojnë të njëjtën gjë: LIRINË.
“Një liri e ndërtuar mbi aleanca. Një aleancë që do të rrojë po aq sa shteti i Kosovës, përgjithmonë!”, tha ajo.
E para e shtetit, theksoi se më 4 korrik, se e festojmë lirinë e Amerikës, po aq sa festojmë lirinë tonë.
“Më 17 Shkurt, në ditën e pavarësisë së Kosovës, valojnë po aq flamuj të Amerikës sa edhe të Kosovës”, tha e para e shtetit.