“Në veri të Kosovës po dalin në dritë dëshmi për krime monstruoze. Një meritë duhet t’ia njohim Albin Kurtit: nuk u tërhoq përballë presionit”

Avokati Arianit Koci:

Në pjesën veriore të Kosovës po shfaqen dëshmi për krime monstruoze.
Pasi shteti vendosi autoritetin e tij atje, në Zubin Potok u gjetën dy varreza masive me mbetjet e 11 personave. Po hetohet edhe një vend i tretë.

Ka dyshime se mbetjet mund të jenë të 23 intelektualëve të rrëmbyer në Mitrovicë, më 19 prill 1999.

Një meritë duhet t’ia pranojmë Albin Kurtit: nuk u zmbraps përballë presionit.

Dhe tani, pyetja mbetet:

A lidhet këmbëngulja e Serbisë për veriun edhe me fshehjen e krimeve të luftës?