Dafina Zeqiri e Dj Geek kanë ndarë rrugët e tyre në dashuri tash e disa muaj.
Kjo nuk ka ndikuar aspak që ajo të vazhdojë fuqishëm në muzikë, shkruan lajmi.net.
Ajo ka paralajmëruar për fansat këngën e re “Dasma”, të cilën do ta publikojë të enjten.
Këngëtarja ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një video, e cila shfaq pak momente nga klipi i saj i ri.
Vetë Dafina shihet të jetë e veshur me vello nusërie në klip.
Gjithashtu, emisioni “Prive” raportoi së fundmi se dyshja në fjalë tashmë nuk janë as bashkëpunëtorë në muzikë, ndonëse prej shumë vitesh kanë punuar bashkë./Lajmi.net/





