Kida rikthehet me këngën e re “Uru”

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Kida, është rikthyer me projekt të ri muzikor.

“Uru” titullohet kënga, të cilën e ka realizuar edhe me videoklip.

Artistja ka bërë një paraqitje të mrekullueshme në video, siç edhe shquhet për stilin e veçantë.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti i këtij projekti është shkruar nga reperi Elinel me muzikë dhe producim nga Bigdeal Records.

Këta të fundit po ashtu janë përkujdesur edhe për miksimin dhe masterizimin e këngës.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja iu besua Capturehood dhe tani e plotë ndodhet në platformën e popullarizuar, YouTube.

Besohet që ky rikthim i Kidës do të pëlqehet edhe nga fansat e publiku.