Cristiano Ronaldo u paraqit me Portugalinë në fitoren ndaj Islandës (1:0) në eliminatoret për Euro, gjë që asnjë futbollist para tij nuk e bëri.
38-vjeçari ishte i pari që luajti 200 ndeshje për kombëtaren. Ai shënoi suksesin me golin e fitores, i cili është goli i tij i 123-të për Portugalinë.
Pas ndeshjes ai erdhi në këndin e gazetarëve për intervistë për të komentuar arritjen historike që kishte regjistruar.
Para se kamera të fillonte ta regjistronte, ai kontrolloi se si dukej në kornizën e ekranit të vogël.
Nuk i ka pëlqyer që kamera i ka qenë shumë afër, që është zmadhuar, ndaj i është drejtuar kameramanit me buzëqeshje: “Jo shumë afër, më duken rrudhat shumë”.




