
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në llogarinë e tij në Twitter e ka shpërndarë postimin e ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në të cilin ajo i bën thirrje Kosovës de Serbisë që të bëjnë gjithçka që munden për ta qetësuar situatën në kufirin e tyre, përfshirë dhe lirimin pa kushte të tre policëve kosovarë.
“Njerëzit në të dyja vendet kanë nevojë për perspektiva, të cilat janë ngadalësuar shumë nga ky konflikt”, thuhet tutje në postimin e politikanes gjermane.