Mbappe flet për Messin dhe situatën e PSG-së: Dua shumë tituj, Messin nuk e respektuan në Francë

Kylian Mbappe, sulmuesi i Kombëtares së Francës ka dhënë një intervistë për Gazzetta dello Sport.

Francezi foli për largimin e Lionel Messit dhe për situatën në PSG, shkruan Lajmi.net

“Nuk mori respektin që e meritonte. Ai është një lojtar i madh, më i madhi në histori. Është zhgënjyese kur një futbollist i tillë largohet”, tha fillimisht Mbappe

Gjatë këtyre ditëve u spekulua se Mbappe ka kërkuar largim nga PSG-ja, megjithatë ai tha se nuk ka asgjë konkrete dhe dëshiron të vazhdoj me ekipin francez të fitoj tituj në të ardhmen.

“Te Paris Saint-Germain dua të fitoj shumë tituj, por për momentin është situata e tillë…”, vazhdoi tutje francezi./Lajmi.net/