Luiz Ejlli ishte padyshim më i komentuari gjatë rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP Albania”.
Gjatë kohës kur ai ishte brenda, jashtë shtëpisë ishin bërë shumë drama lidhur me familjarët e tij, shkruan lajmi.net.
Këngëtari shkodran, gjendet në Amerikë për shkak të koncerteve që po i zhvillon atje.
Teksa ka udhëtuar atje për punë ai ka shfrytëzuar kohën që të takohet edhe me familjen e tij të ngushtë që jetojnë në SHBA.
Luizi ka postuar së fundmi fotografi me motrën dhe kunatin e tij, ndërsa edhe bëri një dedikimi në lidhje me familjen.
“Familja ime është jeta ime dhe çdo gjë tjetër vjen në vend të dytë për sa i përket asaj se çfarë është e rëndësishme për mua”, ka shkruar fenomeni shqiptar./Lajmi.net/





