Real Madrid ka ndryshuar numrat e fanellave të disa lojtarëve në faqen e tyre zyrtare.
Pas largimeve të Eden Hazard dhe Marco Asensio “Los Blancos” kanë vendosur që t’jua japin umrat e tyre të tjerë lojtarëve të rëndësishëm për ekipin.
Duke pritur për Jude Bellingham dhe Brahim Diaz, Vinicius Jr. merr një numër shumë “të rëndë”, 7-ën që në të kaluarën i përkiste legjendave të kalibrit të Raul dhe Cristiano Ronaldos dhe që së fundmi është mbajtur nga Eden Hazard. Nga ana tjetër, bashkatdhetari i tij Rodrygo, trashëgoi numrin 11 të Marco Asensio.




