Tha se do t’ia kalojnë edhe Realit me kupa, por Guardiola planifikon të largohet nga City

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk ka ndërmend të qëndrojë në Manchester City pas përfundimit të kontratës së tij në verën e vitit 2025, sipas raportit nga Times.

Sezoni 2022-2023 ka qenë shumë i frytshëm për Cityn me Guardiolën në krye, me klubin që fitoi tripletën për herë të parë në histori. Qytetarët po ashtu fituan kupën e Ligës së Kampionëve për herë të parë, duke mposhtur ekipin italian Interin 1-0 në finalen e të shtunës së kaluar, shkruan tv21.tv.

Pas titullit të parë si kampionë të Evropës, Guardiola tha se klubi do ta kalojë edhe Real Madridin me kupa të Champions League, me klubin spanjoll që mban një rekord prej 14 kupash.

Guardiola, i cili u bë trajneri i parë që fitoi tripletën dy herë me Barcelonën dhe Manchester Cityn, mendohej të largohej nga klubi, por veterani do të qëndrojë në Angli edhe për dy vjetët e mbetura, deri sa të vendos se cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

Guardiola zgjati kontratën e tij në nëntor të viti të kaluar, me 51-vjeçarin që tashmë ka fituar pesë tituj të Premier Leagues që kur erdhi nga Bayern Munich në vitin 2016. /21Media