Qytetarët nuk duhet të kenë frikë. Natyra është kujdesur që sistemi imunitar të jetë i aftë të përgjigjet në mënyrë të duhur për të gjithë antigjenet e njohura deri më tani, madje edhe për ato që do të krijohen në të ardhmen. Atij duhet t’i jepet vetëm koha e mjaftueshme për ta bërë këtë, si dhe t’i jepet një ndihmë e vogël, thotë për MEDIAL-n imunologu dr. Dejan Trajkov, profesor në Fakultetin e Mjekësisë – Shkup lidhur me koronavirusin.
“Diferenca e vetme mes të gjithë neve është në atë që koha e nevojshme që sistemi imunologjik ta tregojë efektin e saj maksima është individual dhe i ndryshëm. Ne tani mund t}i ndihmojmë vetëm me konsumim të mineraleve dhe vitaminave. Lloji i tyre dhe koncentrimi varet nga gjendja parapake fizike dhe psikike e organizmit, që është sërish individuale. Kuptohet që është gjithashtu shumë me rëndësi, në asnjë rast nuk duhet të çrregullohet boshti neuro-ednokrino-imunologjik. Me fjalë tjera nuk duhet t’i nënshtrohemi asnjë frike dhe panike, sepse stresi që me këtë rast paraqitet menjëherë do të sjellë deri në freneim të sistemit imunologjik dhe pamundësisë së organizmit me kohë të mbrohet. Për këtë nuk ka fare nevojë dhe arsye”, theksoi dr. Trajkov.
Sipas tij, pushimi dhe gjumi, të cilat neve na duhen në një sasi më të madhe dhe të cilat na bëhen të mundshme nga qëndrimi më i gjatë në shtëpi për shkak të izolimit, janë ndër faktorët më të rëndësishëm që gjithashtu do të ndihmojnë dhe mundësojnë sistemin imunitar të funksionojë siç duhet.
“Ministria e Shëndetësisë dhe punonjësit shëndetësor deri më tani i kanë ndërmarrë me kujdes masat adekuate shëndetësore, në kohën e duhur dhe me sasi të mjaftueshme, për të bërë të mundur që sistemi imunitar të zgjohet dhe ta kryejë detyrën e tij”, vlerëson prof. dr. Trajkov nga Fakulteti i Mjekësisë në Shkup.