Bayern Munichu ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit austriak, Konrad Laimer, si lojtar i lirë.
Bavarezët kanë filluar me përforcime para sezonit 2023/24 dhe tashmë kanë zyrtarizuar transferimin e parë.
Bëhet fjalë për mesfushorin qendror, Laimer, i cili së fundmi shkëlqeu me RB Leipzig.
Laimer vjen në Allianz Arena si lojtar i lirë dhe ka nënshkruar kontratë të vlefshme katërvjeçare.
“Konrad Laimer i është bashkuar FC Bayern me një kontratë deri më 30 qershor 2027”.
“Mesfushori qendror 26-vjeçar kalon në Mynih si një transferim i lirë nga fituesi i Kupës DFB, RB Leipzig”, thuhet në njoftimin e Bavarezëve.