Rikthimi i Leo Messit në Barcelonë është shumë pranë.
Së fundmi është babai i tij, Jorge Messi që ka takuar presidentin e klubit, Joan Laporta.
Takimi është zhvilluar sot dhe është diskutuar rikthimi i argjentinasit në klubin e jetës së tij.
Jorge Messi pas takimit me presidentin e Barcelonës potencoi edhe njëherë tjetër dëshirën e tij dhe të lojtarit dhe që është rikthimi në Barcelonë.
“Leo dëshiron të kthehet në Barcelonë dhe unë do të doja ta shihja përsëri në Barça”. “Lëvizja e Barçës është një opsion i sigurt”, shtoi Jorge Messi.
Mbetet të shihet se kur do ndodhë zyrtarizimi i Messit në ‘Camp Nou’.