RCEP-i hyn në fuqi në të 15 vendet anëtare

Partneriteti i Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP) hyri në fuqi të premten në Filipine, çka do të thotë se kjo marrëveshje është tani në fuqi në të 15 vendet anëtare.

RCEP-i mbulon rreth 30 për qind të popullsisë globale dhe zë afro 30 për qind të PBB-së dhe tregtisë globale.

Ministria kineze e Tregtisë e quajti hyrjen e plotë në fuqi një tregues të një faze të re për zonën e tregtisë së lirë më të populluar dhe më premtuese në botë, që ka gjithashtu vëllimin më të madh ekonomik-tregtar në botë.